Messi shënon golat e fitores kundër Kordobës
Barcelona e udhëhequr nga talenti i kësaj skuadre Lionel Mesi ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër të kupës së Mbretit. Skuadra Katalanase ka mundur në transfertë skuadrën e Kordobës me rezultatin 2-0. Dy golat e Argjentinasit Mesi u kanë mjaftuar balugranasve për të mundur një kundërshtar jo shumë të fortë në letër por që përballë skuadrës më të mirë të momentit ka bërë një paraqitje dinjitoze.Ylli Argjentinas Lionel Mesi ka arritur të mundë i vetëm Kordobën duke mposhtur dy herë portierin kundërshtar. Golin e parë të ndeshjes Pleshti e shënon në minutën 11 të pjesës së parë pas një aksioni që nis nga këmbët e tij dhe përfundon me gol.Të besuarit e Vilanovës e mbyllin pjesën e parë në avantazh ndërsa në të dytën arrijnë të dyfishojnë rezultatin përsëri me Argjentinasin Mesi në minutën e 74 duke mbyllur gjithë takimin me rezultatin 0-2.Në ndeshjet e tjera të kupës së Mbretit Atletiko Madrid ka fituar bindshëm ndaj Getafes me rezultatin 3-0. Golat në këtë përballje u shënuan nga Kosta që arriti të gjej dy herë rrugën e rrjetës ndërsa goli tjetër u shënua nga Felipe. Ajo që bie në sy në këto përballje është humbja e Real Madrid në transfertë ndaj skuadrës së Selta Vigos me rezultatin 2-1. Madrilenët nuk kanë arritur tu bëjnë ballë vendasve që kanë kaluar në avantazh në fillimin e 45 minutave të dyta. Dyfishimi i rezultatit për skuadrën e Selta vigos ka ardhur në minutën e 78 nga Bustos i cili ka siguruar fitoren e vendasve. Ndërsa për miqtë Kristiano Ronaldo 3 minuta para përfundimit ka shkurtuar diferencat por pa arritur ti japë skuadrës një rezultat pozitiv në këtë përballje.Në ndeshjet e tjera të luajtura për kupën e mbretit u shënuan këto rezultate:Atletiko Bilbao - Eibar 1-1Cordoba - Barcelona 0-2Majorka - Sevilja 0-5Atletiko Matdrid - Getafe 3-0Dhe Selta Vigo - Real Madrid 2-1Ndërsa nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të fazes së 1/8.Levante do të presë në shtëpi SaragozënNdërsa Las Palmas do të luaj përballë Real Betis.