Chelsi finalistja e dytë e botërorit, mund Monterrey 3:1
Chelsi është finalistja e dytë e botërorit të klubeve që po zhvillohet në Japoni. Te besuarit e teknikut spanjoll Rafa Benites kane arritur te marrin nje fitore bindese ne ndeshjen e luajtur para pak oresh kunder skuadres se Monterrey.Djemtë e trajnerit spanjoll kane arritur te shenojnë plot tre gola që u kanë dhënë atyre jo vetem fitoren e këtij takimi, por edhe të drejten për të luajtur finalen e botërorit për klube. Blutë e Londres kanë mundur me rezultatin 3-1 skuadren e meksikane te Monterrey.Skuadra e Chelsit e ka nisur në mënyren më të mirë të mundshme ndeshjen, duke u vënë menjëherë në kërkim të golit, por e kanë gjetur atë vetëm në minutën e 17 të pjesës së parë.Sulmet e kampioneve të Europes në fuqi nuk janë ndërprerë, ndërsa spanjolli Torres mendon për golin e dytë të takimit që do të shënohet në fundin e pjesës së parë.45 minutat e para mbyllen me fitoren e të besuarve të Benites, ndërsa pjesa e dytë ashtu si e para do të flasë përsëri për skuadren e britanike e cila arrin të trefishojë rezultatin. Kësaj radhe lojtaret londinezë nuk lodhen për të shënuar pasi meksikanet shënojnë vetë në porten e tyre.Lojtari i Monterreyt shënon golin e tretë për skuadren e Benitez, duke u siguruar këtyre të fundit kalimin në finale. Në minutat e fundit të ndeshjes meksikanët do të shënojnë një tjetër gol, por kësaj radhe për llogari të skuadres së tyre. Nigris arrin të mposhtë portierin Çeh në fund të ndeshjes, ndërsa goli i tij vlen vetem për statistika, pasi nuk ndryshon asgjë në rrjedhen e lojes.Chelsi me këtë fitore të rëndësishme është tashmë në finale e kupës së botes për klube, ndërsa e pret skuadra braziliane e Korinthias që fitoi dje 1-0 ndaj skuadres egjyptiane Al Ahli.Finalja e këtij kompeticioni mes Chelsit dhe Korinthias do të zhvillohet të dielen në oren 11 e 30 minuta në qytetin e Yokohamas në Japoni aty ku janë luajtur edhe ndeshjet e tjera.