Juventus i pathyeshëm si gjithmonë
Pas Romës edhe Juventusi është kualifikuar në fazën tjetër të kupës së italisë pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Kaliarit në Juventus Stedium. Bardh e zinjtë vazhdojnë të jenë të pathyeshëm edhe në kupë pavarësisht se përballë kishin një skuadër jo me shumë kualitete.Në këtë përballje Torinezët vijnë me shumë ndryshime duke filluar nga rikthimi i kontes në shtëpi si drejtues i pankinës bardh e zi e duke përfundur me shumë ndryshime edhe në formacion.Në këtë takim ashtu siç pritej tekniku bardh e zi kishte vendozur tu jepte më shumë hapsira rezervave që deri më tani nuk kishin gjetur shumë hapsira në formacionin e "Zonjës së Vjetër".Pjesa e parë e takimit u mbyllë me rrjeta të paprekura, ndërsa në startin e fraksionit të dytë bardhezinjtë kanë nevojë për vetëm 12 minuta për të arritur te goli i avantazhit. Gjovinko arrinë të shënojë golin e vetëm të këtijë takimi në një ndeshje që nuk dhuroi shumë emocione pasi u luajt edhe në temperatura shumë të ulta që ndikuan në rendimentin e futbollistëve në fushën e lojës. Me golin e vetem të Gjovinkos në minutën e 57 juventusi arrinë të kualifikohet në fazën tjetër të kupës së Italisë.Në minutat e mbetura ndeshja menaxhohet mirë nga Juventus dhe pavarësisht ndonjë përpjekjeje të kundërshtarëve, takimi i Torinos mbyllet me fitoren e vendasve që shkojnë tashmë në çerekfinale aty ku me shumë gjasa do të ndeshen me Milanin, gjithmonë nëse kuqezinjtë nuk bëjnë ndonjë hap të gabuar ndaj Regginas sonte në mbrëmje.Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmë për kupën e Italisë Katania ka arritur të mundë skuadrën e Parmës dhe të kualifikohet për në çerekfinale. Fituesi i këtij takimi që u mbyll në barazim 1-1 për 90 minuta e përcaktoi fituesin vetëm pas gjuajtjeve të 11 metërshave. Gjatë ndeshjes kishin shënuar Pabon për vendasit dhe Lodi për Katanian. Ndërsa gjuajtjet e 11 metërshave rezultuan fatale për Parmen e cila i thotë lamtumirë këtij kompeticioni.Përveç këtyre ndeshjeve sot do të luhen edhe ndeshjet për kupën e Italisë.Sot luhet përballja mes Milan dhe Rexhinës ndërsa në mesjavën e ardhshme do të luhen edhe katër takimet e tjera të vlefshme për fazën e 1/8.Inter do të presë Veronën në datën 18Ndërsa tre takimet e datës 19 dhjetor do të jenë:Lacio - SienaUdineze - FiorentinaDhe Napoli - Bolonja