UEFA dënon Serbinë, 80.000 euro gjobë dhe ndeshje pa publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 19:27
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese pa publik, ndërsa Shoqatën e Futbollit të Serbisë me 80,000 euro, për shkak të incidenteve në një ndeshje më Anglinë, në stadiumin e Krushevcit.Dënimi për ekipin e ri do të zbatohet në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2015.Ai pason padinë që ka ngritur Shoqata Angleze e Futbollit para Federatës Evropiane të FutbollitNë ndeshjen në Krueshevc, të zhvilluar në muajin tetor, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0.Menjëherë pas lojës, serbët kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke bërtitur parulla raciste.