Valentino Rosi komenton Keisi Stoner

Valentino Rosi rikthehet të flasë për mardhëniet jo të mira që ka patur dhe vazhdon të ketë me pilotin Australian Keisi Stoner.Gjatë një interviste për mediat Italiane tashmë piloti i rikthyer te skuderia Yamaha ka dhënë disa detaje në lidhje me këtë mardhënie mes tij dhe Australianit."Stoner më urren pasi e munda në Laguna Seka në vitin 2008".Valentino Rosi ka shpjeguar arsyen pse sipas tij urrehet aq shumë nga australiani që i dha lamtumirën garave me motorë në fund të këtij edicioni të MotoGP.Gara për të cilën bëhet fjalë, është ajo ku Rosi ka bërë një prej parakalimeve më të bukura të karrierës së tij në pjesën e pistës që mban nofkën "hapësja e shishes", duke kaluar aty pikërisht Stoner me një manovër fantastike që ka hyrë në historinë e garave me motorë."Stoner filloi të më urrente vetëm sepse humbi në atë garë. Nga ai moment nuk mundi të bënte asgjë tjetër përveç se të fliste për të kaluarën dhe për këtë garë".Rosi më pas ka kritikuar në përgjithësi edhe modelin e pilotit që përfaqësonte Sotner. "Në vitet e fundit, ky sport është bërë shumë serioz, e bashkë me të edhe pilotët. Në të kaluarën kishte më shumë guxim, por tani duket sikur gjithçka është meritë e seriozitetit dhe përgatitjes fizike. Të gjithë ndjekin dieta dhe stërviten shumë, pa patur një jetë normale. Mendoj se është e rëndësishme edhe të argëtohesh", shpjegoi Rosi të cilin shpesh herë e kemi parë në pistë duke dhënë spektakël për tifozët e shumtë që ka në mbështetje.