Pas shkarkimit të Rubios, Ernest Gjoka merr drejtimin e pankinës së Flamurtarit

Flamurtari e ka gjetur zëvendësuesin e trajnerit Hulian Rubio dhe ai është Ernest Gjoka. Mësohet se trajneri në mesditën e së mërkurës është ulur në bisedime me drejtuesit vlonjate dhe në fund është gjetur akordi.“Po, mund të më quani trajner të Flamurtarit. Tani sapo mbarova takimin me kyebashkiakun Shpëtim Gjika, me të cilin biseduam gjatë. Parashtrova projektit tim për drejtimin e skuadrës vlonajte, folëm mbi objektivat që mund t’i realizojë ende Flamurtari në këtë sezon, por edhe shumë gjëra të tjera. Në fund ramë dakord për rrugën që duhet të ndjekim dhe ku duhet të mbërrijmë, bashkarisht”- u shpreh Gjoka pas bisedës që pati me kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.Në sezonin e shkuar Ernest Gjoka ishte trajneri i Kamzës dhe Tomorit, ndërsa këtë vit e nisi në krye të Apolonisë, por dha dorëheqje, pasi skuadra fierake nuk eci sipas parashikimeve të tij. Trajneri Gjioka pritet të debutojë në krye të Flamurtarit në transfertën e Durrësit ditën e dielë.Teuta–Flamurtari është takimi i dytë i turit çerekfinal të kupës ku të dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B dhe vijnë në këtë përballje të së dielës në orën 17:00 pas humbjeve respektove në ndeshjet e para.