Arsenali lë të gjithë gojë hapur
Arsenal ka shkaktuar çudinë e ditës duke u eleminuar në Kupën e Ligës angleze. Skuadra amatore që garon në ligën e katërt angleze, Bradford ka mundur Arsenalin duke e eliminuar nga kupa e Capital One.Në 90 minutat e ndeshjes Bradford arriti që me një barazim të siguroj vazhdimin e takimit edhe për 30 minuta të tjera shtes. Thompson në minutën e 16 shënoi golin e parë për skuadren e Bradford, ndërsa Vermaelen barazoj rezultatin në 1-1 3 minuta para përfundimit të kohes së rregullt.Në 30 minutat e shtesës nuk pati fitues pasi asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugen e rrjetes. Me këtë barazim në 120 minuta lojë skuadrat u detyruan të shkonin në penallti aty ku Bradford arriti të bëjë historinë duke mposhtur Arsenalin.Kaxorla, Shamak e Vermalen dështuan nga pika e bardh e 11 metershit ndërsa shënuan vetëm Çamberlain e Uellsheir.Në ndeshjen tjetër të kupes së Anglisë Aston Villa fitoi 1-4 në fushën e Norëich ndërsa sot do të luhet edhe një tjetër ndeshje e vlefshme për këtë kompeticion.Suonsi do të presë në shtëpi skuadren e Midellsbrou.