Lushnje, rrihet për vdekje ish-oficeri i policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambjentet e jashtme të gjykatës së Lushnjes ku një ish -efektiv i policisë është rrahur për vdekje. Arben Sopjani 45 vjeç, pasi ka dalë nga gjyqi ka nisur të debatojë me palën tjetër.Por duket se debati i cili ka qenë për një çështje të vjetër ka degjeneruar në konfrontime fizike dhe Sopjani ka marrë plagë të rënda të cilave nuk ka mundur ti mbijetoj. Sipas policisë, autoret e kësaj ngjarje janë Fatbardh dhe Alush Rustami, të cilët dhe janë prangosur nga policia.Dyshohet se konflikti mes dy familjeve Rustami dhe Sopjani e ka zanafillën që në vitin 1999 ku pas një konflikti ka mbetur i paralizuar një pjesëtar i familjes Rustami. Konflikti mendohet se ka nisur vite më parë ndërmjet këtyre dy fiseve për shkak të problemeve të pronësisë se një linjë përpunimi të inerteve në lumin Shkumbin.E ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dy autorët e saj janë vënë në pranga ndërsa viktima nuk ka mundur ti shpëtoj plagëve të marra nga goditja me sende të forta.