Berisha: Hiqet TVSH-ja për sektorin e ndërtimit

Lehtësohet barra financiare për ndërtuesit e në mënyrë të veçantë për ata që merren me ndërtimin e HEC-eve.Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar në mbledhje qeverie heqjen e TVSH-së për çimenton dhe për çelikun për sektorin e ndërtimit në vend e në mënyrë specifike për HEC-et.Duke u ndalur në këtë çështje kryeministri ka shigjetuar sërish opozitën për qëndrimin e mbajtur kundër koncensioneve.Kryeministri njoftoi edhe për amnistinë për të burgosurit të cilët vuajnë dënimin për vepra të lehta penale. Kjo amnisti tha Berisha bëhet në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Po ashtu qeveria vendosi të autorizojë koorporatën elektroenergjetike shqiptare të marrë kredi prej 40 milion euro për importin dhe blerjen e energjisë pssi siç tha kryeministri kompania CEZ nuk e ka përmbushur këtë detyrë.