Sot publikohet raporti, status i kushtëzuar për Shqipërinë
Shqipëria do të marrë sot rekomandimin pozitiv për statusin kandidat nga Komisioni Europian, por hapja e negociatave do të varet nga realizimi i reformave që janë në proces.Reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllja e reformës parlamentare do të jenë disa nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë deri në dhjetor.Në dhjetor do të jenë vendet anëtare të cilat do të vlerësojnë rekomandimin e Komisionit, dhe Shqipërisë do t`i duhet që ndërkohë të japë prova të forta, në mos për të marrë një vlerësim pozitiv, të paktën të mos shtyjë në kohë çështjen e statusit, qoftë edhe të kushtëzuar.Nëse vendimi për Shqipërinë do të merret në dhjetor apo në mbledhjet e ardhshme të këshillit të ministrave kjo varet shumë nga aftësia e Shqipërisë për të përfunduar reformat.Publikimi i rekomandimit të Komisionit për Shqipërinë si dhe vleresimi për ecurinë e mëtejshme të marrëdhenieve me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit, pritet të bëhet nga komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle pak pas mesditës, kur kolegji i komisionerëve të ketë miratuar edhe raport progreset për secilin vend.Raporti për Shqipërinë pritet t`i dorëzohet më pas kryeministrit Berisha nga ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi.