Këshilli Bashkiak, zhvendosja e kazinove kalon me votat e mazhorancës
Me 28 vota pro, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës në votim, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro transferimit të lojrave të fatit dhe kazinove në një zonë në periferi të qytetit të Tiranës.Këshilltarët e majtë bojkotuan votimin, duke hedhur fletët e votimit drejt podiumit ku ishte pozicionuar Kryetari i Bashkisë, cka coi dhe në ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta.Që në nisje Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra mes këshilltarëve të majtë e të djathtë. Kreu i këshilltarëve socialist, Aldrin Dalipi, i kërkoi kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të kërkojë ndjesë për mosmbajtjen e mbledhjes se shkuar.“Mbyllni të gjitha, s`na interesojnë asnjë. Ne na intereson vendosja e integritetit në këtë sallë, nëse këshilltarëve të opozitës u mbyllet dera në fytyrë dhe këshilli bashkiak të mblidhet në tre muaj, nuk ndaj të njëjtin qëndrim. Mos individoni këshilltarët e opozitës, nuk u shmangemi përgjegjësive tona” tha aiEdhe pse këshilltarët e opozitës ishin në këmbë, kryebashkiaku Lulzim Basha u ka bërë thirrje të majtëve të votojnë projektin dhe të qëndrojnë larg porosive politike.“Masa e sotme ka të bëjë me një problem social i cili ka marrë përmasa të paprecedenta. Problemi është shtrirja e paprecedentë e lojrave të fatit në lagjet e qytetit tonë. Në vitet e fundit, në qytetin e Tiranës vetëm të licencuara përllogariten afro 10 kazino për minibashki, kjo do të thotë që numri frikshëm po i afrohet numrin të shërbimeve të tjera të qytetit, sic janë furrat e bukës, mishtoret etj.Është bërë e papranueshme përdorimi i kësaj industrie për të zënë në qark shtresa në nevojë dhe shtresat e varfëra. Ky vendimi porpozohet me qëllim që të bëjmë të vështirë për ata që paratë për ushqimin e familjes apo medikamenteve ti shpenzojnë në kazino sepse ato gjenden te shpia e tyre” tha Basha.Ndërkohë, këshilltarët janë përplasur edhe gjatë votimit për realizmin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës në 2011. Në momentin e votimit, pro u lexuan votat e 26 këshilltarëve pasi dy prej tyre nuk ndodheshin në sallë.Socialistët vendosën të abstenonin, proces që u shoqërua me replika, cka solli kërkesën për rivotim nga ana e demokratëve me rikthimin e dy këshilltarëve. Për të majtët, ky proces ishte tërësisht i manipuluar.Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me votat mazhorancës vendosjen e monumentit të Ismail Qemalit dhe Ahmet Zogut në kryeqytet në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Pikërisht nëkëtë moment këshilltarët socialistë braktisën sallën, ndërkohë që mazhoranca këmbënguli përsëriti dhe njëherë vlerat e Zogut në shtetformimin shqiptar.