E treta e vërteta, nesër vendi ynë merr statusin
Shqipëria nesër do të marrë rekomandimin pozitiv për statusin kandidat nga Komisioni Europian, por hapja e negociatave do të varet nga realizimi i reformave që janë në proces. Ndërkohë që zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë një nga kushtet thelbësore për mundësine e anëtarsimit të Shqipërisë në BE.Lajmi është zbuluar nga burime zyrtare të larta të BE, që vlerësojnë si pozitive realizimin e disa prej rekomandimeve që kishte vendosur BE. Ndërkohë edhe gazetarja e Ora News, Ilva Tare, nga Brukseli jep detaje në lidhje me hapat pozitive që ka bërë Shqipëria dhe “po”-në e kushtëzuar që do të marrë nesër vendi ynë për statusin.“Sipas një burimi të lartë të BE janë shanset që vendi ynë të marrë rekomandimin për marrjen e statusit. Bëhet fjlaë për një “po” të zbehtë, të kushtëzuar për shkak të kushteve që do ta bashkëndjekin. Gjasat që Këshilli Europian ta kalojë janë të pakta, pasi janë disa vende kritike lidhur me hapat dhe reformat e ndërrmarra nga vendi, ndaj do duhen këto masa për të patur një produkt të mirë në dhjetor kur do të mblidhet dhe KiE. Fyle do të rekomandojë marrjen e statusit. I pyetur nga Ora News nëse zgjedhjet 2013 do të jenë kusht për statusin. Ai ka deklaruar po, por këto zgjedhje do të jenë kusht për hapjen e negociatave” raporton gazetarja Tare.