Sondazhi: 86.5 përqind e shqiptarëve mbështesin integrimin
86.5 përqind e shqiptarëve mbështesin procesin integrues të Shqipërisë duke e parë këtë një proces të rëndësishëm për vendin. Sondazhi i hartuar nga instituti i studimeve ndërkombëtare ka publikuar rezulatet e tij për sa i përket perspektivës europiane të vendit tonë.Duke konsideruar këtë një proces të rëndësishëm, 39 .2 përqind e qytetarëve shqiptarë mendon se vendi ynë do ta marrë statusin e kandidatit këtë të mërkurë, ndërsa 33.5 përqind mendojne se vendi ynë nuk do ta kalojë edhe kësaj radhë klasën në këtë rrugë.Duke iu referuar hapave të hedhur nga Shqipëria në rrugën integruese qytetarët shqiptarë mendojnë se insititucionet që luajnë më shumë rol në këtë drjetim mbeten qeveria dhe parlamenti ndërsa më pak partitë politike, ku vetëm 18 përqind e qytetarëve mendojnë se kanë rol vendimtar partitë politike.Sa i përket anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian duket se shqiptarët nuk janë shumë optimist pasi 40 përqind e tyre shprehen se kjo do të ndodhë në vitin 2020, ndërsa 27 përqind e tyre mendojnë se vendi ynë do të bëhët anëtarë e BE-së pas dy vitesh, në 2014. Drejtuesit e sondazhit sqarojnë se për realizimin e tij janë pyetur 1200 qytetarë dhe ai u fokusua në 10 qytete të ndryshme të vendit.