INUK, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 11:41
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Divjakë.Drejtori i drejtorisë së ekzekutimit në INUK Arben Ndoka ka deklaruar se do të prishen 20 ndërtime pa leje në bregdetin e Divjakës dhe rreth 100 të tjera në plazhin e Semanit.“Kjo është hera e parë që ndërhyhet në këto zona për të prishur ndërtimet pa leje. Aksioni do të vijojë në të gjithë vijën bregdetare në Velipojë, Shëngjin, Vlorë, Orikum, në bregdetin e Himarës, Lukovës, Sarandës, Ksamilit dhe Durrësit” tha Ndoka.Ai ka theksuar më tej se INUK është i vendosur për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e vendit