Greva e urisë, tenton të vetëdigjet një tjetër ish-i përndjekur politik

Greva e urisë e ish të përndjekurve politik duket se ka dalë jashtë kontrolli. Në ditën e 19 të saj, Lirak Bejko, pjesmarrës në greve ka djegur veten në tentativë për tu flijuar për kërkesat e tyre.Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda perimetrit të cadrës ku janë ngujuar ish të përndjekurit.Menjëherë kanë ndërhyrë grevistët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe nisjen e tij drejt spitalit. Mjeku, i cili po kujdeset për Bejkon thotë se ai është në gjendje të rëndë, me 50% të trupit të djegur.Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo thotë se cdo gjë është nën kontroll, por nëse do të jetë i nevojshëm trajtimi jashtë vendit, do të ndërrmerren hapat. Ndërsa gruaja e Bekos thotë së gjendja e bashkëshortit të saj paraqitet e rëndë.Ndërkaq në vendin ku po zhvillohet greva pa Lirak Bejkon, situata nuk duket e tensionuar. Cadra mbahet nën kontrollgjatë gjithë kohës nga policia. Ndërsa koordinatori i grevës, Skënder Tufa, thotë se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar dhe nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.Ndërkohë në ditën e 19 grevistët kanë vendosur për të mos pranuar politikanë në cadër, pasi sipas tyre grevës po i jepen ngjyra politike.