KE "OK" dhënies së statusit për Shqipërinë. Ja raporti

Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës dhënien e statusit së kandidatit për Shqipërinë.Ndërsa ka prezantuar para komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin për Shqipërinë, Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka theksuar se vendi ynë ka bërë progres domethënës në përmbushjen e disa prej reformave subsenciale por kërkohet ende punë për realizimin e të gjitha kritereve.“Shqipëria ka bërë progres domethënës por duhet të arrihen marrëveshje edhe më të mëdha politike. Është arritur sukeses për disa reforma substenciale. Duke pasur parasysh këto Komisioni Europian rekomandon se këshilli t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat me kusht që të ketë të tjera reforma, në sistemin gjyqësor por edhe në reformat parlamentare” ka theksuar Fyle.Sipas tij, Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar nga Shqipëria por duhen ende përpjekje nga vendi ynë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ndërsa eurodeputeti Nikolaos Chountis ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e disa reformave por ende nuk ka stabilitet përfundimtar.“Besoj se Shqipërisë i duhet dhënë statusi i BE-së për të gjitha arritjet që ka realizuar deri tani. Shqipëria ka bërë arritje por ende nuk ka stabilitet përfundimtar” ka theksuar Chountis.Kështu sipas raport progresit të KE-së, reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllja e reformës parlamentare do të jenë disa nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë deri në dhjetor.Në dhjetor do të jenë vendet anëtare të cilat do të vlerësojnë rekomandimin e Komisionit, dhe Shqipërisë do t`i duhet që ndërkohë të japë prova të forta, në mos për të marrë një vlerësim pozitiv, të paktën të mos shtyjë në kohë çështjen e statusit, qoftë edhe të kushtëzuar.Nëse vendimi për Shqipërinë do të merret në dhjetor apo në mbledhjet e ardhshme të këshillit të ministrave kjo varet shumë nga aftësia e Shqipërisë për të përfunduar reformat.