Fyle:Shqipëria ka bërë progres të mirë. Të vijojë dialogu

"Shqipëria ka bërë progres të mirë përsa i përket reformave kja falë edhe dialogut mes qeverisë dhe opozitës".Kështu është shprehur Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle ndërsa ka paraqitur para mediave edhe progresin raportin e Komisionit Europian për vitin 2012.Sipas Fyles, vendi ka arritur progrese të rëndësishme në disa prej fushave siç janë funksionimi i parlamentit në mënyrë që ai të marrë të tjera angazhime, është bërë progres në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor.Ai gjithashtu ka theksuar se Shqipëria duhet të demostrojë angazhim maksimal në të gjitha reformat e ndërmarra dhe përmbushjen e të gjitha prioriteteve."Shqipëria duhet të bëjë progres në respektimin e të drejtave themelore por edhe në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu dialogu mes palëve është i domosdoshëm për përmbushjen e reformave të kërkuara” ka shtuar Fyle.I pyetur për raportet mes qeverisë dhe opozitës, komisioneri Fyle theksoi se dialogu mes palëve është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e reformave ndërsa shtoi se statusi kandidat është një fitore për të dyja palët."Unë besoj se ka disa mënyra që të dyja palët kryeministri dhe lideri i opozitës kanë mundësi për t`ju adresuar parlamentit.Duke iu referuar rekomandimeve tona të mëparshme disa nga kushtet janë miratimi i Gjykatës e Lartë, reforma parlamentare. Unë ju shoh shumë mënyra të reflektimit nga të gjitha palët. Unë jam i sigurtë që një angazhim të tillë ata e treguan edhe nëntor të 2011 dhe ata mund të arrijnë të tjera suksese. Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë do të jetë një fitore për qeverinë dhe për opozitën dhe për të gjithë shqiptarët” tha Fyle.I pyetur nëse Shqipëria do të anëtarësohet me të vërtetë në Bashkimin Europian, komisioneri Fyle ka theksuar se kjo do të varet nga vetë Shqipëria dhe nga progresi që ajo do të vijojë të bëjë.“Shqipëria do të vlerësohet sërish për përmbushjen e 12 prioriteteve të BE-së. Në 4 prej tyre ka arritur suksese ndërsa në dy të tjerat duhet të realizohen shumë shpejt. Unë kam folur edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Të jemi të qartë: Të gjitha këto duhet të arrihen përmes dialogut pasi vetëm kështu do të konludohet deri në anëtarësim në BE. Shohim që ka përmirësim të ligjeve por me rëndësi nuk është vetëm diskutimi i tyre por edhe zbatimi i tyre. ” tha Fyle.Ja raport progresi i KE-së për ShqipërinëMarrëveshja politike e nëntorit 2011 ndërmjet qeverisë dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngçrci politik nisur që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëvëshje shërbeu për t`iu adresuar reformave parlamentere dhe zgjedhore dhe të krijojë një klimë politike për t`iu bashkuar përpjekjeve për reforma në vende të tjera. Si rezultat, dialogu politik dhe bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm duke lejuar progresin në reforma.Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një linjë me kushtetutën, por procesi politik që rrethoi zgjedhjet nuk ishte gjithëpërfshirës ashtu siç pritej. Pavarësisht një ngadalësim të reformave , marrëveshja politike nisi të përmbushej.Shqipëria ka bërë progres të mirë drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësimin në BE, duke dorëzuar një numër reformash kundrejt 12 kritereve të opinionit të komisionit në 2010-ën. Shqipëria vazhdon të zbatojë marrëveshjen e stabilizim asocimit.Marrëveshja vazhdon të luaj një rol konstruktiv në rajon. Shqipëria ka përmbushur 4 nga prioritetet kyçe, të cilat janë funksionimi i parlamentit , votimi i ligjeve të mbetura pezull, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe seanca dëgjimore për procesin e votimit të institucioneve kryesore dhe modifikimi i legjislacionit për zgjedhjet.Shqipëria është në rrugën e saj për të plotësuar dy prioritetet kyçe përsa i përket administrimit publik dhe përmirësimit të trajtimit të të dënuarve. Koordinimi i mirë i procesit integrues nga qeveria dhe bashkëpunimi efektiv nga opozitën lejoi progresin në prioritetet kyçe që mbulojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit; për shembull reformimi në sistemin e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve dhe miratimi i ligjit për gjykatën administrative.Mbeten ende disa nga prioritet për tu përmbushur si lufta kundër krimit të organizuar, reforma për pronën po ashtu edhe politika anti-diskriminuese, përfshi këtu të drejtat e grave. Disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerren është rritja e masave për asetet kriminale, miratimi i strategjive për reformën për pronën dhe ndryshimet në kodit penal duke forcuar sanksionet për dhunën në familje.Shqipëria ka nevojë të ndërtojë mbi progresin e arritur dhe të marrë hapa konkrete për të përshpejtuar luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtesi në mënyrë që të sigurojë pavarësinë e saj, efektshmëri dhe përgjegjësi.Reforma në administratën publike dhe drejtësi kanë nevojë për përfundim dhe procedurat e rregullave parlamentare të rishikohen. Vëmendje e veçantë është e nevojshme në përmbushjen e angazhimeve në drejtim të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës së komunitetit rom. Vazhdimësia e dialogut politik në reforma mbetet nevojë në drejtimin e sigurimit të funksionimit dhe forcimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike të vendit tonë.Zgjedhjet parlamentare në vitin 2013 do të jetë një test i rëndësishëm i ligjit të ri elektoral dhe i vazhdimësisë së angazhimit të partive në reforma. Duke qëndruar në reformat e momentit fokusi do të jetë në përmbushjen e legjislacionit dhe politikave në fushën e ligjit , do të jetë thelbësore.