Rama në SHBA, takohet me presidentin Obama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 10:55
Lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryesocialisti Rama përmes rrjetit sociat Twitter, ku e vlerëson një takim të paharrueshëm dhe e konsideron nder faktin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë një mik në Shtëpinë e Bardhë.Më tej Rama bën të ditur se vizita e tij treditore në SHBA ka qenë intensive me takime me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare, si dhe me ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave për të konsultuar programin për një Rilindje Shqiptare.