Opozita-Tafajt: Ju jeni bandë kriminale
Mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik është shoqëruar sot me debate mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të arsimit Myqerem Tafaj.Deputetët e PS-së kanë deklaruar se emërimet në shkolla janë politike dhe institucionet arsimore drejtohen nga njerëz të caktuar. “Ju jeni bandë kriminale. Ju akuzoheni se keni shkelur ligjet dhe nuk duhet të jeni më ministër arsimi” I janë drejtuar deputetët socialist ministrit Tafaj.Ata gjithashtu i kanë cilësuar të turpshme deklaratat e kryeministrit në shkolla. "15 përqind e nxënësve janë analfabetë ndërsa fushata e kryeministrit Berisha në shkolla është e turpshme” kanë vijuar më tej socialistët.I menjëherëshëm ka qënë reagimi i ministrit Tafaj i cili ka theksuar se kryeministri në shkolla ka folur për integrimin e vendit dhe nuk ka bërë fushatë.Ndërkohë Ministri i Arsimit dhe i Shkencës Myqerem Tafaj ka raportuar përpara komisionit të edukimit për fillimin e vitit të ri shkollor parauniversitar.