Ish të përndjekurit, zhvillimet në ditën e 18 të grevës
Ish të burgosurit politikë kanë hyrë në ditën e 18 të grevës së urisë, por atje mungonin dy nga figurat më aktive të kësaj nisme Gjergj Ndreca dhe Perikli Shqevi. Pas aktit të vetflijimit të Ndrecës, grevistët e tjerë nuk duken të lëkundur aspak dhe janë të vendosur që ta cojnë deri në fund kauzën e tyre.Kështu vendin e dy ish grevistëve e kanë zënë dy persona të tjerë edhe këta ish të burgosur politik. Njeri prej tyre ka ardhur nga Franca, ku në mënyrë simbolike ka zevëndësuar Ndrecën.Ndërkohë koordinatori i grevës së urisë, Skëndër Tufa, tha se Gjergj Ndreca është heroi i ditës. Ndërkaq shprehu shqetësimin për të arrestuarin, Perikli Shqevi, i cili prej ditës së djeshme është arrestuar nga policiapër shkak se ai i vuri flakën shokut të tij.Ndërkaq Komiteti i Helsinkit në Shqipëri i ofroi një avokat Perikli Shqevit. Avokatja tha se kemi të bëjmë më një ngjarje të rëndë dhe kemi shkeljen e të drejtave të njeriut.Ish të burgosurit politik prej datës 22 shtator janë të ngujuar në greve urie. Kjo grevë kulmoi me aktin vetflijues të Gjergj Ndrecës, i cili tentoi ti japë fund jetës duke u djegur në shenjë proteste kunder heshtjes së qeverisë.