Presidenti Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Republikës ka dekretuar ndryshimet kushtetuese të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës në parlament lidhur me kufizimin e imunitetit. Sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se, “në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, D e k r e t oj, Shpalljen e ligjit nr. 88/2012 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.”Me 18 shtator mazhoranca dhe opozita, bashkuan votat në Kuvend për të miratuar ligjin për heqjen e imunitetit.Ligji për heqjen e imunitetit mori 130 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. Mazhoranca rrëzoi me 63 vota kundër, kundrejt 60 atyre pro, propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, që preknin kryesisht emërimet në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese, Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.