Statusi, Wollfarth: Politika, bashkëpunim për të ardhmen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 14:21
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, nxit palët politike në Shqipëri të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit.Në një prononcim të shkurtër, Wollfarth theksoi se OSBE-ja do të ofrojë mbështetje për proceset integruese të vendit.“Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, thekson Wollfarth.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i bëri këto komente pas botimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian.