Program për zhvillimin e lidershipit, memorandum qeveri-FAZH
Qeveria shqiptare dhe Fondi Amerikan për Zhvillim kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve në zyrat e Këshillit të Ministrave dhe të ministrive.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se ky program do të vendosë një praktikë të re në institucionet e vendit."Ky program është një huazim i një programi të Shtëpisë së Bardhë nëpër të cilin kanë kaluar liderë të shquar amerikanë. Programi synon që në këtë bashkëpunim të faktohen, të edukohen lider të rinj në sektorë të ndryshëm të jetës së vendit” theksoi Berisha.Sipas kryeministrit ku është një investim i rëndësishëm i cili do të bëjë të mundur konsolidimin e administratës dhe evidentimin e një lidershipi që do të çojë përpara interesat europiane të vendit.