"100 vjet pavarësi", Akademia e Shkencave çel sezonin e kremtimeve
Në Akademinë e Arteve dhe Shkencave u çel sezoni i kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar. Konferenca shkencore jubiliare me temë, të organizuar dhe të mbajtur në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve.Në konferencë u kumtua një numër punimesh që kanë të bëjnë me kushtet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Shqipëri dhe në prag të pavarësisë së vendit.Fjalën e mbajti, Ksenofon Krisafi, i cili mbajti kumtesën me temë "E ardhmja e shqiptarëve në vështrim juridiko-ndërkombëtar”.Më pas fjala u pasua nga historian i njohur Pëllumb Xhufi, anëtari i kësaj Akademie.Konferenca u ndoq me shumë interesim nga studiues si dhe historianë të shkencave sociale, pedagogë dhe studentë. Në të morën pjesë dhe përfaqësues të trupit diplomatikë të akredituar në Tiranë.