Berisha: Instituti i Gjeo-Shkencës, me rëndësi jetike për sigurinë
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se instituti i Gjeo-Shkences ka një rëndësi jetike për sigurinë kombëtare. Duke folur në inagurimin e rikonstuksionit të këtij instituti, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të mbështesë projektet dhe kërkimin shkencor por edhe do të financojë për një teknologji më moderne."Ky institut është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin. Së pari ky institut është për sigurinë kombëtare dhe energjencën. Është çështje e sigurisë kombëtare dhe të dhënat në këtë aspekt janë të një rëndëise jetike për parashikimet, trajtimin, menaxhimin e tyre, qofshin ato me ujërat, zjarret, tërmet apo të tjera” tha Berisha.Ai gjithashtu ka kërkuar që ky institut të jetë tempulli i studimeve më serioze në fushën e gjeo-shkencës. Kjo kërkon një hapje ndaj të gjithë atyre studjuesve brenda universitetit dhe jashtë tij që së bashku me ju duan të studiojnë problematikat. Unë jam dakort që numri i punonjësve të shtohet sipas nevojave” shtoi më tej kryeministri.Kreu i qeverisë, kërkoi publikimin online të të dhënave të institutit në mënyrë që qytetarët të kenë informacion sa më të plotë. "Kostatoj që këtë punë të mrekullueshme nuk e keni të ekspozuar, një pjesë e të cilës është e domsodoshme. Të gjitha mediave të vendit ju duhet t`ju krijoni në portalin tuaj në çdo kohë informacione metereologjike. Qytetarët duhet të kenë informacionet më të plota nga ky institut që i ka të gjitha potencialet dhe ne jemi të prirur ti zgjerojmë ato. Për ne studimet e këtij instituti janë shumë të rëndësishme” shtoi Berisha.Gjithashtu shefi i qeverisë premtoi reduktim të orëve të mësimit për pedagogët në universitete dhe përparësi në kërkimin shkencor si jeta e vërtetë akademike. “Ne duhet të mbajmë parasysh se forca jetësore qëndron në kërkimin shkencor, jashtë këtij universitetet humbasin fuqinë dhe shkojnë drejt zbehjes dhe zvogëlimin progresiv, janë bërë hapa serioz, por hapa të mëdhenj duhet të bëjnë në drejtim të lirisë së kërkimit shkencor, duhet të jenë njësitë e fakulteteve që duhet të përcaktojnë projektet që duhen financuar, i kishim në ministri, nuk përcakton dot ajo për projektin e një grupi studiuesish që duhet ta përcaktojë dekanati në këshillin e tij”- tha ai.Ndërkohë rikostruksioni i godinës së Institutit të Gjeo-Shkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit te Universiteti Politeknik, kapin vlerën e rreth 75 milion lekë.