Greva e ish-të përndjekurve, s`pranohen vizitat e politikanëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 10:01
sh-të përndjekurit politik kanë vendosur të mos pranojnë vizitat e politikanëve në çadrat ku ata po zhvillojnë grevën e urisë.Sipas grevistëve vendimi është marrë për të shmangur përdorimin e grevës së urisë për qëllime politike.Ndërkohë grupi i ish-të përndjekurve prej 19 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.Në një reagim të saj, Ministria e financave deklaroi dje se të gjithë ish-të përndjekurit të cilët ndodhen në grevë urie e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit.