Ruli në Korçë: Bizneset, standarde për sigurinë e ushqimeve

Bizneset duhet që të plotësojnë çdo standard të kërkuar për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë inspektimit të disa bizneseve në qytetin e Korcës. Sipas kreut të bujqësisë tashmë janë bërë përparime dhe kjo duket në faktin se tregjet shqiptare janë mbushur tashmë me produkte “Made in Albania”.Plotësimi i standardeve higjieno-sanitare, por edhe ulja e kostove si dhe kërkesat e tregjeve kanë bërë që shumë biznese agro-indsustriale të modernizojnë linjat e tyre të prodhimit. Duke marrë shkas nga suksesi i skemave të subvencionimit, Ministri tha se investimet në fushën e agro-industrisë janë ndër më prioritaret në mbështetjet financiare dhe teknike që jep Ministria e Bujqësisë.