Situata energjitike, debate në Komisionin e ekonomisë

Situata e rënduar energjitike bën qeverinë të detyrojë njësitë vendore që të shpëtojnë nga borxhet CEZ Shpërndarje. Në komisionin e ekonomisë dhe të financave u miratua akti normativ që shkaktoi shumë debate i cili detyron bashkitë dhe komunat që ti pagujanë Cez -it borxhin që i kanë Ujsjellës Kanalizimet.Sipas Zv.ministrit Nezir Haldeda deklaroi se një masë e tillë u mor për shkak të përkeqësimit të situatës energjitike në vend. Ndërkohë sipas opozitës kjo masë do të çoj në falimentimin e pushtetit vendor i cili ndodhet tashmë në krizë financiare.Gjithashtu në bazë të aktit normativ mbështetje iu dha edhe KESH- it në shumën e 50 milion eurove për të blerë energji. Edhe këtë ndihmë opozita e kundërshtoi duke u shprehur se KESH ka një sërë borxhesh dhe kjo nuk është zgjidhje.Ndërkohë që kreu i komisionin Edmond Spaho dhe deputeti socialist Arben Ahmetaj u përplasën më pas deri në fyerje vetjake.Opozita e kundërshtoi aktin normativ për buxhetin 2012 i cili më pas u votua vetëm me votat e mazhorancës.