Reagon MM: As Ministria, as Imami nuk japin prona për ish pronarët
Debati lidhur me shitjen e pronave të ushtrisë ka sjellë një tjetër reagim të Ministrisë së Mbrojtjes pas akuzave të deputetit të PS, Taulant Balla, i cili akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për tjetërsim të pronave të ushtrisë.Në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri sqaroi dhe njëherë se përgatitja e dosjeve me dokumentacionin për çdo pronë bëhet nga Komisionet e Vlerësimit të Pronës, që ngrihen me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.Këto komisione rast pas rasti bëjnë vlerësimin e pronës dhe pas konfirmimeve nga organet përkatëse AKPP, ZRPP, si dhe në Prefekturën e Qarkut, dërgojnë dosjet pranë Ministrisë së Financave për të vazhduar më tej procedurat e shitjes së pronës publike. Në këtë kontekst ai theksoi se as Ministria e Mbrojtjes dhe as Ministri Imami nuk u japin prona ish pronarëve.Teksa ka dhënë sqarime lidhur me shitjen e kompleksit “Partizani”, MM ka numëruar dhe një sërë trojesh dhe objektesh të tjera të cilat u janë dhënë ish pronarëvenë bazë të procedurave ligjore në shkallë vendi si në Velipojë, Lushnjë, Lac, Shëngjin, Tiranë.