Albanofobia në Ballkan, Berisha në PPE: Cënon fqinjësinë e mirë në rajon
Nga zemra e Europës, në samitin e PPE-ve kryeministri Berisha ka rikthyer edhe njëherë debatin për albanofobinë, duke e konsideruar atë si të dëmshme për mardhëniet fqinjësore në Ballkan. Pas samitit të të djathtëve europiane Berisha ka folur me median duke e evidentuar, sërisht idenë e bashkimit të shqiptarëve mes tyre dhe me Europën.“Në takimet që para me kolëgët e mi i njoha ata me të gjitha zhvillimet, me situatën në rajon, e cila me gjithë përparimin e njohur sërish vuan nga albanofobia, një factor ky i dëmshëm për bashkëpunimin dhe klimën bashkëpunuese në rajon. Albanofobia është një qëndrim që i ka rrënjët në padrejtësitë më të mëdha të bëra ndaj shqiptarëve dhe më pas përpjekja për ti legjitimuar këto padrejtësi në forma nga më të ndryshmet. Edhe një herë theksoj se PD mbetet tërësisht e vendosur në projektin e saj: të bashkohemi me njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën. Kjo është përgjigja më e shkëlqyer që merr albanofobia në rajonin tone” tha ai.Ndërsa duke iu kthyer situatës së bllokimit të integrimit, Berisha ka drejtuar gishtin nga Tirana duke gjetur fajtor liderin e opozitës Edi Rama.“Sot ishte një seancë e zgjatur, në të cilën pati vend si për cështjet qëndrore, për të cilat mblidhet sot samiti i Bashkimit Europian, ashtu dhe për problemet e vendeve të vëecanta. Sic dihet Shqipëria, Komisioni Europian ka bërë një raport pozitiv, por ka përcaktuar votimin e tri ligjeve si një detyrim në mënyrë që ti bëjë rekomandimin përfundimtar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Këto tre ligje janë mbajtur dhe mbahen peng nga kryetari i opozitës, i cili beson se duke bllokuar statusin për shqiptarët dëmton qeverinë dhe bën një kalkulim shumë shumë të gabuar. E vërteta është se shqiptarët kanë të gjithë fuqinë, potencialin për të shembu cdo mur. Sic rrëzuan murin e bashkisë, sic rrëzuan ‘murin e berlinit’ dhe e festuan, tani do të rrëzojnë edhe murin bllokimit të zotit Rama. Por ky është një realitet dhe, natyrisht, unë pata një diskutim” tha Berisha.Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e Samitit të zgjeruar të Partive Popullore Evropiane, punimet e të cilit u zhvilluan në Bruksel. Në punimet e këtij Samiti, ku ishin pjesëmarrës liderë të njohur europianë, u diskutua për çështje qendrore të Bashkimit Evropian dhe për problemet e vendeve të veçanta.