Milani mes ëndërres dhe realitetit, kë dëshiron të sjellë në Milano dhë për kë ka mundësi reale
Dje u bë i ditur lajmi se kompania Fin Invest që është zyrtarisht edhe pronarja e Milanit, kishte kaluar në llogarinë e klubit kuq e zi plot 50 milion euro.Nuk dihet akoma se sa nga kjo shifër do të përdoret për merkato dhe sa për të mbuluar shpenzimet e klubit milanez.Një sërë emrash kanë filluar të përmenden si objektiva të mundshëm për sezonin e ardhshëm.I pari emër që ka qarkulluar është ai i mbrojtësit të Pamrës Gabriel Paletta, klubi dukal kërkon 10 milion për kartonin e italo-argjentinasit. Më pas një tjetër futbollist që i intereson Milanit është mbrojtësi i djathë i Manchester City- Micah Richards, anglezi është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni dhe mund të lihet i lirë nga klubi i City-t.E vështirë duket pista që të con tek qëndër-mbrojtësi i Borusias së Dortmundit Mats Hummels, pengesat për ta sjellë në Milano gjermanin duken të shumta.Për mesin e fushës janë përmendur dy lojtarë që aktualisht luajnë në BundeslIgë, i pari është ai i kosovarit Xherdan Shaqirit i cili nuk po gjen shumë hapësira tek bavarezët dhe mund të vendosë të largohet, tjetri është ai i Marco Reus, Dortmundi e vlerëson 40 milion euro, shifër shumë e lartë kjo për financat e Milanit.Përsa i përket portës emrat më të lakuar janë ato të portierit të Chievo-s Agazzi por edhe atij të Ajaccios Guilermo, gjithashtu në dëshirat e drejtuesve të Milanit është edhe talenti i Udineses Simone Scuffet, ndërsa Casillas vazhdon të mbetet nje ëndërr.Na mbetet të shohim nëse Milani do të investojë realisht për sezonin e ardhshëm apo do të vazhdojë të bëjë një merkato me kosto të ulët.