San Antonio Spurs fiton përball Dallas Mavericks
Derbi teksan midis Dallas Mavericks dhe San Antonios përfundoi me fitoren e Spursave 109-100. Skuadra e Greg Popovich me gjithë mungesës së Tony Parker arriti të triumfonte përballë Mavericksave të Dirk Nowitzkit, duke bërë një hap të sigurtë drejt vendit të parë në konferencën e Perëndimit.Nga ana tjetër skuadra e Dallas po lufton me Memphis për një vend në " Play Off ". Vendimtar për miqtë ishte Patty Mills me 26 pikët e tij, ndërkohë vendasve nuk i mjaftuan 24 pikët e Monta Ellis.Spursat e nisën më mirë takimin dhe të udhëhequr nga Splitter e mbyllën periodën e parë në +11. Në periodën e dytë pikët e Nowitzkit dhe Carterit rikthejnë në lojë Dallasi të cilët arritën ta përfundonin periodën në avantazh të 2 pikëve.Në fraksionin e 3-të të lojës San Antonio merr plotësisht kontrollin e lojës, Mills është i pa përmbajtshëm ndërkohë që Tim Duncan shënon disa pikë radhazi për ti dërguar përsëri Spursat në avantazh të dyfishtë.Në pjesën e fundit Dallas tenton të rikthehet në lojë dhe e ngushton diferencën deri në -6. Por vetëm kaq pasi 3 pikët e Leonard i japin fund derbit të Teksasit." Mills është një lojtar i shkëlqyer, ndoshta nuk është nga mbojtësit më të mirë por kue vjen puna për të shënuar aty ai shfaq të gjithë vlerat që ka" u shpreh trajneri i San Antonios Greg PopovichNdërsa nga ana tjetër trajneri i Dallasit Rick Carlisle deklaroi" Na mbetet shumë punë për të bërë, na duhet të fitojmë dy takimet që na mbeten dhe pastaj mund të mendojmë për Play Off-in "San Antonio Spurs ndohet në vendin e parë në konferencën e Perëndimit dhe nëqoftëse e përfundon sezonin e rregullt në këtë pozicion atëherë do të ketë avantazhin fushë përgjatë gjithë fazës së Play Off-it.