Juventusi vetëm një hap larg titullit
Fitoret radhazi te Romës u duk sikur i shtuan në njëfarë mënyrë interesin kampionatit italian, por fitorja që Juventusi arrit në javën e 32-të përball Livornos duket se i dha fund luftës për titull.Diferenca në pikë është e konsiderueshme dukë shtuar këtu edhe rezultatin e thellë me të cilin Juvëntusi e mposhti Romën në përballjen e fazes së parë e bejnë këtë kampionat akoma më të sigurtë për bardh e zinjtë.Në 6 takimet e ardhshme torinezet do të kenë një kalendar të lehtë ku i vetmi takim i vështire është ai me verdhe kuqtë e Rudi Garcia-s.Juventusi shpallet kampion edhe sikur të humbë dy ndeshje e të barazojë një, vetëm nëse një nga këto dy humbje do të vij në përballjen me Romën dhe me 3 gola diferencë atëhereë do të triumfojë skuadra verdhe e kuqe, me pak fjalë thuaj se e pa mundur.Tranjeri Conte deklaroi më herët se kampionati është ende i hapur, por numrat tregojnë që kampionati jo vetëm që nuk është i hapur por është i super mbyllur.Fitorja me Livornon na tregoi dhe një herë rëndësinë e madhe që kanë dy qëndërsulmuesit për skuadrën e Contes. Aftësa që Llorente dhe Tevez kanë për ta dërguar topin në rrjetë edhe atëherë kur duket mjaft e vështirë është diferenca e madhe që skuadra e këtij viti ka me Juventusin e viteve të shkuara.Në vitet e shkuara sulmuesët e Juves e kishin shumë të vështirë të shkonin te goli ndërsa deri më tani në këtë sezon Tevez e Llorente e kanë gjetur rrugen e rrjetës respektivisht 18 dhe 13 herë.Me gjithë se Antonio Conte nuk do ta pranojë, tashmë titulli kampion për Juventusin është i hipotekuar.