Milani sheh Europën
Pas humbjes me Parmën në San Siro u duk se cdo gjë kishte marrë fund për skuadrën kuq e zi. Pritej vetëm epilogu i këtij sezoni për ti dhënë fund të gjitha vuajtjeve. Por atëherë kur dukej se ky Milan nuk kishte më cfarë ti jepte kampionatit pikërisht në atë moment erdhi edhe kthesa që tifozët kishin kohë që po e prisnin. Pas barazimit me Lazion në Olimpico erdhën tre fitore radhazi, me Fiorentinën në " Artemio Franchi", me Chievon në Milano dhe e fundit mbrëmë në stadiumin e Genoa-s.Tashmë në kampin milanist nuk pritet më vetëm fundi i sezonit por po tentohet edhe një vend në Europa League që përpara disa javësh dukej i pa mendueshëm.Kishte një vit që skuadra kuq e zi nuk fitonte 3 takime radhazi. Nuk do të luftoj për një vend në Champions ashtu si bëri vitin e shkuar por gjithsesi nuk kërkon të qëndroj jashtë Europës.Një tjetër objektiv i mundshëm që do ti jepte krenari të gjithë fansave kuq e zi është kalimi i Interit në renditje, zi kaltrit ndodhen vetëm 5 pikë përpara kur është për tu luajtur edhe derbi i Madoninës.Pas fitoreve të fundit duket se ambienti milanist ka fituar qetësinë e duhur, trajneri Seedorf nuk është më në dyshim, Balloteli po mendon më shumë për fushën e lojës duke lënë jashtë gjithçka që e rrethon, Honda ka filluar ti ngjaj gjithmonë e më shumë një lojtari të vërtetë, ndërsa Taarabt është rikthyer në formën e tij më të mirë.Në futboll dihet prej kohësh që fitoret mund të ndryshojnë fatet e një sezoni dhe Milani i javëve te fundit është shembulli më i mirë për këtë.