Moratti kërkon të bëhet pronar i klubit e Livornos
Massimo Moratti ka në mëndje një projekt të ri. Ish presidenti i Interit kërkon të blejë pjesën më të madhe të aksioneve të klubit italian të Livornos, pasi presidenti aktual Aldo Spinelli ka deklaruar se në fund të këtij sezoni nuk do të jetë më pronari i klubit livornez.Duket se tek Moratti është rizgjuar dëshira për të qënë pronari i një klubi futbolli, pasi më parë dolën spekulime se ish presidenti i zi kaltëve ishte interesuar edhe për blerjen e klubit të Cagliarit.Aktivitetin më të madh përsa i përket biznesit të tij Moratti e ka pikërisht në këto dy qytete, në këtë mënyrë kuptohet që emrat e këtyre dy klubeve nuk janë krejt rastësore.Nuk duhet harruar se Massimo Moratti akoma zotëron 30% të aksioneve të klubit të Interit dhe vazhdon të jetë një nga figurat kryesore në klubin zi kaltër.Zyrtarisht nuk ka asgjë të konfirmuar përvec faktit se familja Moratti nuk ka asnjë projekt për tu rikthyer në drejtimin e Interit.Ndoshta ish presidentit nuk i intereson të rikthehet si drejtuesi kryesor i zi kaltërve por e tërheq më shumë ideja e investimit në një klub jo të madh si Livorno , për të ndërtuar një skuadër që si objektiv mos të ketë vetëm qëndrimin në serine A.Masssimo Moratti mbulojë rolin e presidentit të Interit nga viti 1995 deri në tetor të vitit 2013 kur i shiti 70% të aksioneve të klubit indonezianit Eric Thohir.