Briatore: Ferrari do ta ketë shumë të vëshitë këtë sezon

Ish drejtuesi i skuderisë Bennetton është shprehur për mediat duke dhënë përshtypjet ë tij për rregullat e reja të Formula Një dhe për problemet e shumta që po has skuderia e Maranellos."Emri qe Ferrari ka krijuar me punë ndër vite është shume i madh, mjafton të përmendim se nuk ka vend në botë që nuk e njeh markën Ferrari, por problemet që po has këtë vit në Formula Një janë vërtetë të mëdha dhe për këtë më vjen keq " - u shpreh mandati italian.Më tej Briatore u shpreh edhe për rregullat e reja në Formula Një duke thënë se ndryshimet nuk e bindin aspak." Është një sistem krejt i ri, ndoshta është më i mirë se i vjetri, por nuk mund ti shpjegosh një piloti se nuk duhet të parakalojë sepse po konsumon karburant më shumë se duhet".Ish drejtuesi i Benettonit e shtoj dozën e kritikave duke thënë : " Një skuteri shpenzon 300 milion euro e më pas për shkak të rregullave duhet të ruaj gomat sepse nuk mund të porosisë më shumë se sasia e caktuar, pa dashur të përsërisë absurditetin e konsumit të benzinës. Këto rregulla bëjn që mos të jetë më e rëndësishme aftësia pilotit, përkundrazi i kanë kthyer këta të fundit nën-punës të thjeshtë.Flavio Briatore konsiderohet si nje nga zbuluesit më të mëdha të talenteve në botën e Formula Një, mjafton të përmendim se ai ka bërë të debutojnë emra si Michael Schumacher dhe Fernando Alonso.