Diego Simeone kërkon Mauro Icardin tek Atletico Madridit

Paraqitja mjaft e mirë që sulmuesi argjentinas po kalon këto javët e fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Dy golat që Mauro Icardi i shënoj Bolognes duket se kanë bërë për veten trajnerin e Atleticos së Madridit Diego Pablo Simeone.Tekniku i madrilenëve është në kërkim të një sulmuesi të denjë për të zëvendësuar Diego Costën që me shumë mundësi do të largohet në merkaton e verës drejt një klubi të madh europian, ku dihet se Manchester City, Chelsea dhe Real Madridi janë të interesuara për sulmuesin spanjoll.Interi e vlerëson kartonin e Icardit rreth 20 milion euro, por në qoftë se 21 vjecari vazhdon të paraqitet në këto nivele edhe në takimet e mbetura atëherë vlera e tij në treg mund të rritet ndjeshëm.Presidentit Thohir ju desh të refuzonte një ofertë të Monacos në merkaton e Janarit, por duke parë që klubi internist kërkon të vetë financohet duhet që të bëhen disa sakrifica ku tashmë dihet se në prag largimi janë Handanovic dhe Guarin, me gjithë atë ai që po kërkohet më shumë nga klubet europiane është sulmuesi argjentinas.Ndërkohë që klubi i Atletico Madridit nuk mund ti bëjë më ballë ofertave që vijnë në drejtim të Diego Costas dhe duket se tashmë janë të bindur se vitin ardhshëm do të duhet të bëjnë pa yllin e tyre.Kapitali që presidenti Cerezo do të përfitojë nga shitja e Costes mund të investohet menjëherë për blerjen e Mauro Icardit, përballë një oferte të kënaqshme presidenti Thohir mund të vendosë ta largojë talentin 21 vjecar.Në qoftë se klubi i Atleticos nuk do të mbërrijë të sjellë në Vincente Calderon sulmuesin e Interit atëherë do të tentojë të rikthejë në Madrid një dashuri të vjetër, pikërisht sulmuesin e Chelsea-t Fernando Torres.