Conte : Kampionati vazhdon të jetë i hapur

Tranjeri i Juventusi është shprehur para medieve për fitoren ndaj Livornos dhe për luftën për titull që sipas teknikut bardh e zi vazhdon të jetë e hapur."Cdo njeri që merr përsipër të veshë fanellën e Juventusit e di që do të jetojë gjatë gjithë kohës nën presion, duhet ta kemi të gjithë të qartë këtë fakt."Juventusi me fitoren e arritur dje bëri një hap deciziv drejt drejt triumfit në serinë A, por këtë gjë nuk e pranon trajneri Conte i cili shprehet."Asgjë nuk ka përfunduar, Roma po zhvillon një kampionat të shkëlqyer, në fund do të fitojë ai që do ta meritojë më shumë, sigurisht që ne jemi më afër po e përsëris që akoma nuk ka mbarur"Antonio Conte u shpreh edhe rreth pozitave të skuadrës së tij në Europa League."Objektivi ynë ishte të merrnim pjesë në Ligën e Kampionëve dhe jo ta fitonim atë, tani e gjejmë veten në Europa League dhe patjetër që kërkojmë ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, kam dëgjuar shumë spekulime por e përsëris që objektivi ynë është i qartë dhe duam të triumfojmë në Ligën e Europës."Ndërkohë mbrojtësi i bardh e zinjve Giorgio Chiellini deklaroi se presionin më të madh tashmë e ka Roma që i duhet të rekuperoj pasi skuadrës së tij i mjafton të fitojë ashtu si kundër bëri edhe ndaj Livornos.Juventusi ndodhet në vendin e parë në Serinë A e shkëputur 8 pikë nga Roma e vendit të dytë.