Seedorf: Europa është më afër, tashmë jemi një skuadër e Konsoliduar

Tranjeri i Milanit Clarence Seedorf ka folur për mediat pas fitores së djeshme përball Genoa-s duke u shprehur mjaft i kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën e lojësMe fitoren që arritëm mendoj se jemi më afër Europës, sigurisht që për të shkuar atje na duhet të vazhdojmë të fitojmë në takimet që na kanë mbetur, dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë - deklaroi holandezi.Më pas tekniku i Milanit u shpreh edhe për takimin me Genova-n. Jam shumë i kënaqur nga loja e Taarabt, por më së shumti jam i kënaqur nga loja e gjithë skuadrës. Të fitosh në këtë fushë është gjithmonë e vështirë.Duke ju referuar mundësisë që skuadra e tij ka për ta përfunduar kampionatin në vendin e 5-të, tekniku u shpreh se ai është objektivi i kryesor që klubi i Milanit i ka vënë vetes.Tranjeri kuq e zi dha një mendim edhe rreth japonezit Keisuke Honda i cili pak ditë më parë pat deklaruar se nuk e ka të thjeshtë të përshtatet me filozofinë e trajnerit.Jam vërtetë i lumtur që Keisuke arriti të shënonte, do ti shërbej për të rigjetur qetësinë. Goli i tij na ndihmoi shumë sepse erdhi në momentin e duhur. Në këtë takim tregoi të gjithë vlerat e tij dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë.Për momentin skuadra e Milanit ndodhet në vendin e 11-të në renditje 5 pikë larg vendit të 5-të, vend që sezonin e ardhshëm të dërgon në Europa League.