Mourinho: Nuk jemi favorit, por fitojmë sonte
Jose Mourinho shpreson që Chelsea mund të përmbys disavantazhin prej golash në Ligën e Kampionëve, për të shkuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, pas ndeshjes që do ta zhvillojë sonte në mbrëmje ndaj Paris Saint-Germainit. Kampionia e Francës krijoi një avantazh në ndeshjen e parë e zhvilluar në Paris, kur fitonte 3:1, por 'Special One' beson se ekipi i tij ka kapacitet për të përmbysur gjithçka në “Stamford Bridge”."Nëse më pyesni se a mendoj se do të fitojmë? Po, mendoj se do të fitojmë. Mendoj se do të shkojmë për fitore", deklaroi fillimisht trajneri portugez në konferencë për shtyp."Në fund të dy ndeshjeve, mendoj se do të shënojmë më shumë gola se ata. Nëse nuk do të mendoja në këtë mënyrë, nuk do të dilja në fushë sonte. Pas dy ndeshjesh, mund të jetë 4-3 apo 5-4. Unë besoj dhe lojtarët e mi besojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme", vazhdoi ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit.Sipas 51 vjeçarit, ekipi i tij nuk ka çfarë të humbë dhe se lojtarët e tij e kanë në mendje kualifikimin në mesin e katër ekipeve më të mira evropiane. Futbollistët kanë treguar kualitetin e tyre, besimin dhe ambicien. Ne duhet kalojmë këtë situatë dhe mund të jemi edhe jashtë pasi e dimë se jemi në rrezik'"Në orën 20:45 ne do ta kemi mundësinë të jemi në gjysmëfinale. Nëse PSG eliminohet, do të ishte një zhgënjim i madh për ta. Nëse ne do të mbesim jashtë, do të jetë diçka që shume njerëz e presin", përfundoi Mourinho.