Juventus fiton sërish, Milan arrin fitoren e tretë radhazi

Juventus nuk trembet dhe merr një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e saj ndaj Livornos. Pas humbjes ndaj Napolit bardhezinjtë kanë gjetur ritmin edhe në kampionat, teksa tashmë gjenden veten 8 pikë përpara Romës.Antonio Konte nga minuta e parë hedh në fushë dyshen më të mirë të sezonit Jorente dhe Tevez dhe shpërblehet në mënyrën më të mirë teksa sulmuesi spanjoll do të ishte më i miri në fushë duke shënuar dy gola.  Golin e parë sulmuesi bask e shënoi në minutën e 32-të pas një lëvizje të bukur në zonë duke e dërguar topin në cepin e portës së portierit mik, ndërkohë që vetëm 3 minuta më vonë do të ishte sërish ai që do ta dërgonte topin në rrjetë pas një goditje me kokë dhe gafës që bëri portieri kundërshtarë.Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa e dyta do të ishte thuajse monotone teksa nuk do të ndryshonte më rezultati me gjithë përpjekjet e skuadrës mike që në dy rast vë në provë portierin Buffon që është në një ditë të shkëlqyer. Në fund Juventusi do ti gëzohej fitores së 27-të për këtë sezon ndërsa në renditje është kthyer në distancën +8 nga Roma me vetëm 6 takime të mbetura. Nga ana tjetër Livorno fundoset në vendin e 18 dhe deri në fund do të luftojë për mbijetesë me Bolognan e Chievon që kanë dy pikë më shumë se Livorno.Pas një sezoni të tmerrshëm në të gjitha aspektet, skuadra e Milanit duket se është rikthyer në formën e saj më të mirë teksa mbrëmë ka siguruar fitoren e tretë radhazi. Kuqezinjtë mposhtën 1-2 Xhenoan me dy blerjet e merkatos së dimrit. Adel Tarabt shënoi golin e avantazhit për Milanin në minutën e 20-të pas një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën kuqezinjtë do të vazhdonin dominimin. Autori i golit të dytë do të ishte japonezi Keisuke Honda. Marko Motta do të ngushtonte shifrat por nuk do të ishte e mjaftueshme për të kthyer rezultatin.Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e 11 dhe ka shanse të mira për të arritur në vendin e pestë që të çon në Europa League, ku gjendet rivalja e qytetit Inter me 5 pikë më shumë.