Galatasaray - Fenerbahce tension i lartë
Që derbi i kryeqytetit turk nuk është një takim paqësor ku rregullat e Fair Play-t respektohen në maksimum kjo ka kohë që dihet, por kësaj rradhe duket se kjo përballje i ka kaluar limitet e një takimi futbolli.16 futbollistë janë ndëshkuar përgjatë ndeshjes, ndër të cilët dy me karton të kuq, për Gallatasaray-n nuk mund të ishte dikush tjetër përvec Felipe Melos ndërsa për Fenerbahcen ishte një ish futbollisti i verdhe kuqve turk, pikërisht Emre.Tensioni në prag të këtij takimi ishte i lartë edhe për shkak të pozitave që të dyja këto skuadra kanë në renditje me Fenerbahcen në vend të parë dhe me Galatasaray-n një pozicion më poshtë.Takimi filloi mjaft mirë për skuadrën e Roberto Mancinit e cila kaloi që në minutën e 9-të në avantazh me anë të një prej yjeve të saj holandezit Wesley Sneijder. Ish lojtari i Interit morri një pasim nga Melo për ta dërguar topin në të majtë të portierit Volkan DeMirel.Edhe vetë holandezi i Galatasaray-t u duk mjaft nervoz ku pas një diskutimi aspak paqësor me portierin e Fenerbahces meritoi ndëshkimin me karton të verdhë.Në minutën e 40-te ishte Emre që pas kartonit të dytë të verdhe u detyrua të largohej më herët nga fusha e lojës.Në pjesën e dytë skuadra e Mancinit e ka më të thjeshtë ta kontrollojë takimin duke shrytëzuar edhe inferioritetin numerik të Fenerbahces. Në fund të takimit braziliani Felipe Melo do të ndëshkohej për të dytën herë nga gjyqtari duke u detyruar të dalë nga fusha e lojës.Asgjë nuk ndryshoi deri në fund ku skuadra e Galatasaray-t arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme në Turk Telekom Arena përball rivalëve të Fenebahces duke e shkurtuar diferencën në - 7 pikë me këta të fundit.