Interi në sulm për të patur Dzekon, Javi Garcia dhe Casemiron

Në mbledhjen që drejtuesit e Interit kanë kryer dje pas barazimit me Bolognën është diskutuar në mënyrë të vecantë edhe për merkaton e ardhshme.Prioritet të vecantë do të ketw fillimisht rikuperimi i një pjese të buxhetit të shpenzuar për afrimet e Hernanes dhe D'Ambrosios. Emrat më të lakuar për tu larguar nga klubi zi kaltër janë ato të portierit slloven Samir Handanovic të kolumbianit Guarin dhe të Ricky Alvarezit. Icardi me paraqitjetet e tij duke se i ka bindur drejtuesit për mos ta larguar gjatë merkatos së ardhshme.Kapitali që pritet të fitohet nga këto largime do të investohet menjëherë për merkaton në hyrje.Objektivi kryesor mbetet sulmuesi i Manchester City-t Edin Dzekon, pas tij vijnë Morata arritja tek i cili duket mjaft ne vështire e në fund Fernando Torres.Përvec vijës së sulmit klubi i Interit po mendon të përforcojë edhe mesin e fushës.Emrat që po merren në konsideratë nga drejtuesit zi kaltër janë ato të mesfushorit të Cruzeiros Nilton për të cilin kanë nisur edhe tratativat e para, e më pas vjen Javi Garcia i cili do ti kërkohet City-t me formulën e huazimit.Dy emra të tjerë që pëlqehen shumë nga ambienti internist janë ato të nigerianti Obi Mikel dhe të brazilianit aktualisht tek Reali i Madridit Casemiro. Keto të fundit nuk po gjejnë shumë hapësira në ekipet ku luajnë dhe mund ta mirë presin një transferim të mundshëm.Na mbetet të shohim nëse këtë verë presidenti Thohir do të vendosë të shpenzoje për të forcuar skuadrën e tij apo do të vazhdojë të besojë tek grupi aktual i lojëtarëve edhe për sezonin e ardhshëm.