Formula Një, Hamilton triumfon ne Bahrein
Është zhvilluar dje në pistën e Bahreinit gara e 900-të jubilare e Formula Një.Lewis Hamilton me Mercedes triumfoi pas një lufte të vazhdueshme me shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg. Vendin ne podium e plotësoi Sergio Perez i cili e kaloi finishin vetëm pak metra para Daniel Ricciardos i cili e mbylli i 4-ti. Kampioni i botës Sebastian Vettel e mbylli garën i 6-ti ndërkohë që mjaft prapa u renditën dy makinat Ferrari, me Alonson në vendin e 9-të dhe Raikkonen në të 10-in.Diferenca e makinës Mercedes këtë sezon u pa që në startin e garës, me dy pilotët e saj që u shkëputen menjëherë të pa shqetësuar nga makinat e tjera.Hamilton dhe Rosbergu luftuan për gjatë gjithë garës duke ndërruar shpesh herë vendet me njëri tjetrin.Një përballje vërtet emocionuese mes dy pilotëve të skuderisë gjermane.Ndërkohë një garë më vete bën e gjitha pjesa tjetër e pilotëve, ku Perezi rrëmben vendin e 3-të brazilianit Massa me këtë të fundit i cili kreu një start mjaft të mirë duke rekuperuar disa vendeShumë të ngadalta dhe me mjaft probleme dy Ferrarit.Hyrja në pistë e makinës së sigurisë në xhiron e 41-t pas një aksidenti u duk sikur do ti ndryshonte pozitat e makinave, por asgjë nuk ndodhi persa i përket kryesuesve ku dy makinat Mercedes u shkëputën sërish me ristartin e garës.Sergio Perez reziston duke mbrojtur vendin e 3-të, ndërkohë që emocionet më të mëdha ne fund të çmimit të madh i jep Ricciardo i cili pasi parakalon në mënyrë spektakolare 4 herë kampionin e botës Vettel, sulmon dhe i merr vendin edhe Nico Hulkenbergut. Ishte dhe emocioni i fundit i një gare mjaft të bukur ë të luftuar. Duket një sezon ku të vetmit qe kanë mundësi reale për të synuar titullin janë dy pilotët e Mercedes Nico Rosberg e Lewis Hamilton.