Parma shokon Napolin, fiton Fiorentina
Napoli nuk di të fitojë me skuadrat e vogla. Parma ka arritur më në fund të gjejë rrugën e fitoreve pas tre humbjeve radhazi. Emilianët mbrëmë mposhtën 1-0 skuadrën e Rafael Benitez. Heroi i ndeshjes ishte Marko Parolo që shënoi golin vendimtar. Aksioni i golit erdhi nga një debutim i bukur në të djathtë i Kassanit i cili gjen Parolon të lirë.Skuadra e Napolit në këtë ndeshje kishte mungesat e dy shqiptarëve që luajnë me Zvicrën Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, të dy u preferuan më shumë të qëndrojnë në stolin e rezervave. Parma me këtë fitore kthehet në garë për vendin e pestë, që dërgon në Europa League. Së bashku me të do të luftojë edhe Inter që ka pikë të barabarta me të dhe me Lazion që ka dy pikë më pak.Humbja Benitezit nuk i prish punë pasi skuadra e tij vështirë se mund të ndryshonte vend në renditjen e përgjithshme pasi ka 12 pikë më pak se Roma dhe 9 më shumë se Fiorentina e vendit të katërt.Ndërkohë Fiorentina ka arritur të marr një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Udinezes. Juan Kuadrado do të hapte serinë e golave në minutën e 25-të, ndërsa Gonzalo Rodriguez dyfishoi shifrat në minutën e 72-të. Goli i Bruno Fernandes 8 minuta nga fundi ishte thjeshtë për statistika.