Sonte në fushë zbresin Juventus dhe Milan

Ka ndodhur pak herë që të hënën në Serinë A të shohim ndeshje por kur në fushë zbresin Juventus dhe Milan atëherë gjithcka bëhet edhe më e bukur. Dy gjigandët e Serisë A do të zbresin sot në fushë me kundërshtarë të ndryshëm por dhe objektiva të kundërt. Juventusi tani ndjehet i kërcënuar nga Roma që është vetëm 5 pikë larg dhe kërkon të rikthehet në rrugën e fitoreve teksa do të pres Livornon e cila ka nevojë për pikë. Humbja 2-0 e javës së kaluar me Napolin ka bërë që bardhezinjtë tashmë të jenë shumë pranë Romës në distancë pikësh dhe kërkon të mos gabojë më në kampionat.Konte në mungesë të Tevezit të dëmtuar me shumë mundësi do të hedh në fushë Xhovinkon dhe Jorente ndërsa Vidal do të mungojë për shkak të kartonave. Antonio Konte përpara ndeshjes ka kërkuar të karikojë lojtarët duke u shprehur se ekipi i tij vetëm do të fitojë në ndeshjet e mbetura. Në mesjavë Juventusin e pret sërish aventura në Europa League ku do të formalizojnë kalimin për në gjysmëfinale.Ndërkohë Milani i Sedorf është në një moment shumë të mirë teksa në tre ndeshjet e fundit ka marrë 2 fitore dhe një barazim. Përballë do të jetë Xhenoa e cila ndodhet vetëm 3 pikë larg në renditje. Diferenca prej 8 pikësh me skuadrën e Interit, ka bërë që kuqezinjtë tashmë të synojnë një fitore për tu afruar sa më shumë me vendin që të çon në Europa League.