Roma nuk ndalet, Inter "harron" të fitojë

Roma nuk ka të ndalur. Verdhekuqtë arritën një fitore të thellë 3-1 në transfertën e vështirë të Kaljarit duke ju afruar në vetëm 5 pikë Juventusit. Roma do të kalonte në avantazh në minutën e 32-të me sulmuesin e ri Matia Destro. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të verdhekuqve ndërsa 10 minuta pas pushimit do të ishte sërish Destro që do të shënonte golin e dytë personal.Sulmuesi italian ishte në ditën e tij më të mirë dhe kompletoi tripletën në minutën e 74-të, duke vulosur një fitore shumë të vlefshme për të vazhduar ëndrrën për të konkurruar Juventusin për titullin. Kaljari e cila në fushën e saj zhvillon ndeshje të mire, ka shënuar vetëm një gol flamuri me Marusio Pinillën, nga pika e bardhë dy minuta nga fundi. Roma tani ka pesë pikë më pak se bardhezinjtë, që do të zhvillojnë sot ndeshjen e tyre ndaj Livornos.Ndërkohë vazhdon drama te Interi, e cila nuk fiton as me Bolonjën. Te zikaltrit nuk është heroi por një "dështak" si Milito që shpërdoron penalltinë e parë të dhuruar për këtë sezon. Bologna barazoi dy herë rezultatin gjatë ndeshjes, veterani argjentinas kishte mundësinë që të shënonte golin e fitores, por goditjen e tij e priti portieri Curci.Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dy herë, por në dy rastet ishte Bologna që barazonte rezultatin. Ai hapi serinë e golave që në minutën e gjashtë. Por dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë Pazienza shënoi për të barazuar rezultatin. Argjentinasi Icardi në minutën e 63-të riktheu rezultatin, por dhjetë minuta më vonë Kone barazoi rezultatin përsëri. Në çastet e fundit të ndeshjes Milito ishte figura tragjike e Interit kur humbi penalltinë. Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e pestë me 50 pikë.Ja edhe tabela e plotë e ndeshjeve të kësaj jave:Kievo  0 - 1    VeronaInter   2 - 2    BolognaLazio  2 - 0    SampdoriaAtalanta        0 - 2    SassuoloCagliari          1 - 3    RomaCatania          1 - 2    TorinoFiorentina  2 - 1      UdineseParma            1 - 0    NapoliLuhen sot18:00 Juventus      ? - ?    Livorno20:00 Genoa           ? - ?    AC Milan