La Liga, java e 32-të, Atletico vazhdon kryesimin
Atletico vazhdon të mbajë vendin e parë në La Liga edhe për këtë javë pasi ka arritur të mposht Vilarealin me rezultatin 1 me 0. Gjatë gjithë ndeshjes vendasit zhvilluan një ndeshje me ritëm të lartë por deri në fund i janë falur vetëm një goli të Raul Garcia që shënoi me kokë në minutën e 14-të. Edhe pse ishte në avantazh skuadra e Diego Simeones vazhdoi dominimin në fushë, por rezultati nuk do të ndryshonte më deri në fund të ndeshjes. Ekipi i argjentinasit po bën një mrekulli këtë sezon teksa është shumë pranë titullit në Spanjë dhe kualifikimit për në gjysmëfinale. Edhe me mungesat e Arda Turan dhe Diego Kostës niveli i Los Kolkoneros nuk ndryshon.Sapo ka përfunduar ndeshja e Atletikos në fushë ka zbritur Barcelona që shkatërruar 3-1 skuadrën që mban fundin e tabelës, Betisin. Argjentinasi Lionel Messi shënoi golin e avantazhin nga pika e bardhë në minutën e 15-të, pasi Sanchez fitoi një penallti. Xavi Hernandez goditi shtyllën në minutën e 50. Figueras i Betisit më vonë do të ngatërronte portën duke e dërguar topin në rrjetën e tij. Dy minuta më vonë Kastro ndryshe nga shoku i tij do të shënonte në portën e blaugranëve një gol fantastik. Ndeshja nuk përfundoi këtu pasi Lionel Messi ishte sërish protagonist nga pika e bardhë por nuk do të shënonte në rastin e parë por në tentativën e dytë duke vulosur shifrat 3-1.Real Madridi ka një fitore të lehtë duke mposhtur Real Sociedadin në transfertë 0-4. Pjesa e parë u dominua nga vendasit por goli u shënua nga madrilenët. Assier Ilaramendi shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Spanjolli shënoi pas pritjes së portierit të Sociedadit, Bravo. I riu nuk festoi pasi ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Edhe në pjesën e dytë një gabim i Bravos i kushtoi skuadrës vendase një gol tjetër. Bale shfrytëzoi hapësirën që kishte lënë Bravo dhe me një goditje nga distanca shënoi golin dytë. Vulën fitores së Realit e vendosi Pepe në minutën e 85-të dhe tre minuta më vonë i riu Alvaro Morata që tundi për herë të katërt rrjetën e Bravos.Një fitore spektakolare ka marr edhe Sevilja që mposhti 4-1 Espanjolin. Mbia, Gamiero dy herë dhe Rakitic ishin heronjtë e vendasve.