Premier League, java e 33-të, Liverpool drejt titullit kampionë
Liverpool ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampionë. Të kuqtë që drejtohen nga Brendan Roxhers kanë arritur të marrin një fitore minimale 1-2 në transfertë ndaj Uest Hemit. Fillimi i lojës ishte shumë më i mirë për miqtë që krijojnë raste të shumta për shënim. Të kuqtë do të arrijnë të konkretizojnë këmbënguljen e tyre në minutën e 43-të pasi mbrojtësi i vendasve preku topin me dorë në zonë, ndërsa kapiteni Xherard e ka të thjeshtë ta shtyjë në rrjetë.Vetëm tre minuta më vonë, në kohën shtesë të pjesës së pare, Uest Hami arriti të barazojë gjithçka me Gai Demelit. Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Flanagan u ndal brenda 16-metërshit nga Adrian dhe gjyqtari dha penalltinë e dytë për Liverpoolin. Nga pika e bardhë do të ishte sërish Xherard që do të shënonte golin e dytë dhe të fitores. Kjo fitore e mban në krye të renditjes skuadrën e të kuqve me 74 pikë, dy më shumë se Chelsea. Java e ardhshme do të rezervojë shumë emocione teksa City do të ketë përballë Manchester Sitin.Evertoni ka shkatërruar 3-0 Arsenalin në ndeshjen për vendin e katërt në Premier League. Skuadra e Roberto Martinez do të dominonte në minutat e para dhe kalon në avantazh në minutën e 13-të me Stiven Naismith.I huazuari nga Chelsea, Lukaku shpartalloi mbrojtjen e Arsenalit në minutën e 34-të kur pas pasimit të Mirallas, belgu ishte mjaft i shpejtë në krahun e djathtë, duke kaluar tre mbrojtës të topçinjve dhe mposhtë Sheznin me një goditje të fuqishme. Në pjesën e dytë, një gabim në mesfushë i kushtoi rëndë Arsenalit që pësoi edhe golin e tretë me autor një ish lojtarë të Evertonit, Arteta që shënoi në portën e gabuar.Chelsea ka mposhtur Stoke Cityn për të qëndruar në garë për titullin kampionë në Angli dhe me një mendje te ndeshja e kthimit në Champions. Londinezët pas humbjes nga Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve, u rikthyen në rrugën e fitoreve duke mposhtur Stoken me rezultat 3 me 0. Serinë e golave për "Blutë" e hapi Mohamed Salah në minutën e 32-të, që rezultoi edhe i vetmi për pjesën e parë ndërsa në minutën e 60-të Lampard dyfishoi shifrat. Serinë e golave për Chelsean e përmbylli Uillian kur realizoi golin e tretë në minutën e 72-të. Me këtë fitore Chelsea kalon kuotën e 72 pikëve.Manchester United nuk di të ndalet tashmë edhe në Premier League. Djajtë e kuq kanë fituar 4-0 ndaj Njukasëll. Juan Mata ishte më i miri në fushë shënoi dy gola, ndërsa Javier Hernandez realizoi në minutën e 65-të. Adnan Januzaj nuk luajti si titullar, por ishte më fat pasi hyri në fushë në minutën e 18-të. Ylli kosovar shënoi emrin në listën e golashënuesve, kur shënoi në minutat e fundit të takimit pas një asisti të dhuruar nga Mata.