Keisuke Honda shprehet se filozofia e tij nuk është e ngjashme me atë të trajnerit Seedorf
Keisuke Honda shprehet se filozofia e tij nuk është e ngjashme me atë të trajnerit Seedorf, por thekson se komunikon shpesh me teknikun e MilanitJaponezi Keisuke Honda erdhi nga Cska e Moskës për të qënë protagonist në një skuadër me traditë si Milani, por ashtu si vetë lojtari po e kupton nuk është e thjeshtë të shkëlqesh në një klub ku pritshmëria është mjaft e madhe.E dija që në fillim që nuk do ta kisha aspak të lehtë këtu, me gjithë atë jam i vendosur të bëj mirë sepse ky është klubi ku kam ëndërruar gjithmonë të luaj- u shpreh japoneziNë fillim nuk kuptoja shumë gjëra, isha shpesh i detyruar ti kërkoja trajnerit një shpjegim më të qartë.Përsa i përket pozicionit të tij në fushë Keisuke Honda nuk u shpreh shumë i kënaqur.Nuk më pëlqen të luaj nga krahu i djathtë, sigurisht në qëndër po luan Kaka' i cili po bën mjaft mirë, por e theksoj se pozicioni im ideal është pas dy sulmuesve dhe jo nga e djathta. Seedorf më thotë shpesh se unë mund të bëj mirë dhe aty ku po aktivizohem, unë nuk e mendoj kështu por më duhet të mësohem.Më tëj japonezi tregoj edhe për mardhënien me Mario Ballotelin duke thënë se bën shpesh shaka me sulmuesin italian.Kemi shumë ndryshime ne stilin e veshjes, por e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Mario me karakterin e tij ka ditur ti falë shumë emocione italianëve - përfundoi mesfushori kuq e zi.Milani do të luajë të hënën në fushën e Genoa-s për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.